Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të udhëhequr nga kryetari, Avni Ajdini.
Sipas njoftimit nga Zyra e tij, kryeministri Haradinaj tha se do të jenë në dialog të vazhdueshëm me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të ketë komunikim të hapur ndërmjet dy institucioneve dhe kërkesat e BSPK-së do të trajtohen me kujdesin maksimal, gjithnjë konform kapaciteteve buxhetore dhe mundësive që kanë institucionet.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë në funksion të të drejtave të gjithë punëtorëve dhe sindikalistëve të BSPK-së”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Sipas njoftimit, përfaqësuesit e BSPK-së shprehën përkushtimin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke shprehur kërkesat për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve për të gjithë punëtorët.
-
Haradinaj, i gatshëm të plotësojë kërkesat e BSPK-së
-
Haradinaj: Kërkesat e sindikalistëve do të adresohen në takimin e parë të Qeverisë
-
BSPK kërkon nga Haradinaj mbikëqyrje më efikase në zbatimin të Ligjit të Punës
-
Kurti diskuton kërkesat e punëtorëve me Hykollin
-
Kurti premton përkushtimin e Qeverisë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve