Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të kryesuar nga kryetari, Avni Hajdini, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Haradinaj vlerësoi angazhimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si dhe protestën e sotme, të cilën e konsideroi si të dinjitetshme dhe në shërbim të realizimit të të drejtave të punëtorëve.
Ai u zotua se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i BSPK-së në përmbushjen e kërkesave të BSPK-së.
“Në mbledhjen e parë të Qeverisë do të ngritën shqetësimet e shprehura nga ana juaj. Nuk do të rrimë në pritje dhe do të ndërmarrim veprime konkrete në realizimin e kërkesave për të drejtat e punëtorëve në vend”, tha Haradinaj.
I pari i Ekzekutivit, duke i siguruar që të gjithë do të kenë trajtim të barabartë, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i trajtoj me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Kryetari BSPK-së, Avni Hajdini, kërkoi mbështetjen e kryeministrit Haradinaj që të respektohen të drejtat e punëtorëve, respektimi i orarit të punës si dhe të mos ketë diskriminim në pagë.
-
Haradinaj, i gatshëm të plotësojë kërkesat e BSPK-së
-
Haradinaj do të takohet me BSPK-në
-
Qeveria: Kërkesat e punëtorëve trajtohen konform kapaciteteve buxhetore
-
BSPK kërkon nga Haradinaj mbikëqyrje më efikase në zbatimin të Ligjit të Punës
-
Kurti premton përkushtimin e Qeverisë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve