Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti diskuton kërkesat e punëtorëve me Hykollin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykollin, ku ka diskutuar një sërë çështjesh.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale, e cila tashmë ka kaluar leximin e parë në Kuvend, ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit.

“Hykolli e njoftoi kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste”, thuhet në njoftim.

Kurti falënderoi Hykollin për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi.