Dy organizatat buxhetore të vendit, Administrata Tatimore dhe Dogana, nuk do të shndërrohen në një institucion të vetëm.
Qeveria e Kosovës, në vitin 2016, në kuadër të programit qeverisës, kishte planifikuar t’i bashkojë këto dy institucione dhe për këtë kishte nisur edhe përgatitjen e infrastrukturës ligjore, raporton KTV.
Por, ministri aktual i Financave, Bedri Hamza, thotë se bashkimi i ATK-së dhe Doganës nuk do të ndodhë, pasi këtë e sheh vetëm si krijim të situatës për punësime të reja.
Ministri Hamza ka thënë se janë duke punuar që të integrohen vetëm disa njësi të këtyre dy institucioneve.
Për idenë e shkrirjes se këtyre dy institucioneve në një, kishte dhënë një varg vërejtjesh edhe Fondi Ndërkombëtar Monetar.
Edhe
Drejtuesve të Doganës dhe të ATK-së nga fillimi nuk u kishte pëlqyer ideja e bashkimit
Ndërkohë, Administrata Tatimore, të enjten, ka shënuar 19-vjetorin e themelimit.
Drejtori, Sakip Imeri, ka thënë se ATK-ja është duke punuar vazhdimisht për një punë efikase me prioritet luftimin e informalitetit.