Projeksionet për bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganës në Agjencinë e të Hyrave të Kosovës po shkojnë drejt dështimit.
Autoritetet qeveritare në Kosovë në vitin 2016, kishin miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganës së Kosovës (DK) në një agjenci të përbashkët, duke e quajtur atë si Agjencia e të Hyrave të Kosovës.
Për këtë qëllim para tri vitesh ishte harmonizuar edhe projektligji përkatës, por i cili nuk është miratuar.
Zyrtarë të qeverisë në largim thonë se një unifikim i sistemit të mbledhjes së të hyrave nuk është i nevojshëm.
Luzim Rafuna, këshilltar i ministrit në largim të Financave Bedri Hamza, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se situata politike dhe ekonomike nuk është në favor të jetësimit të këtij unifikimi.
Rafuna thotë se është shumë e nevojshme që Dogana të qëndrojë në statusin aktual.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, thotë se misioni i Doganës në disa fusha është më ndryshe sesa ai i Administratës dhe për këtë arsye, ai thotë se jo në të gjithë sektorët nevojitet bashkimi.
Edhe
Drejtuesve të Doganës dhe të ATK-së nga fillimi nuk u kishte pëlqyer ideja e bashkimit
Përveç mbledhjes së taksave doganore, tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizën për buxhetin, kontrollimin e importit dhe eksportit, Berisha thotë se Dogana kontribuon edhe për sigurinë, si në luftimin e aktiviteteve ilegale, rritjen e sigurisë përmes prezencës në pikat kufitare, siç janë luftimi i krimit kufitar, luftimi i trafikut të drogës, parandalimi i kontrabandimit dhe armëve.
Sipas tij, në këtë proces mund të integrohen vetëm disa njësi të këtyre dy institucioneve.
-
Qeveria Haradinaj s’e vazhdon projektin e asaj të Mustafës për bashkimin e Doganës me ATK-në
-
Pritjet e Qeverisë nga ATK-ja dhe Dogana – dy miliardë e 120 milionë
-
Mbyllja e gastronomisë pritet të ulë të hyrat buxhetore nga Dogana dhe ATK-ja
-
ATK-ja dhe Dogana të vendosura për luftimin e ekonomisë joformale