Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, sot ka pritur u.d drejtorin e Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka, me bashkëpunëtorët e tij.
Sipas një komunikate të lëshuar nga ATK-ja, qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, ku veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave, folën edhe për ndikim e deritanishëm të pandemisë COVID 19 në performancën e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënie të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.
Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.
-
Luftimi i ekonomisë joformale të mbetet prioritet në agjendën e qeverisë
-
Mbledhja e tatimeve edhe evazioni fiskal, sot në “60 Minuta” me drejtorin e ATK-së
-
Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit
-
Veriu sfidë edhe për ATK-në, Murtezaj thotë se po bashkëpunojnë me Doganën e Policinë
-
ATK-ja sfidohet me evazion fiskal, kërkon nga bizneset dhe këngëtarët të paguajnë tatimet