Qeveria e Ramush Haradinajt ka dështuar të kursejë buxhetin e shtetit pasi që nuk arriti që të bënte kategorizimin e veteranëve të luftës, ashtu siç kërkohet me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Arsye për këtë, sipas Qeverisë, është se që nga 5 tetori i 2017-s ajo nuk e posedon Arkivin e kategorisë së lirisë. Ky arkiv, sipas saj, i është dorëzuar Prokurorisë Speciale për hetime dhe se i njëjti nuk është kthyer në administrimin e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta, shkruan Koha Ditore.
“Duke mos poseduar arkivin është në pamundësi zbatimi i kategorizimit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Derisa ka arsyetuar veten për mospërmbylljen e këtij procesi, Ekzekutivi në dorëheqje ka fajësuar ish-Qeverinë Mustafa për mospunë. “Qeveria e kaluar nuk e ka zbatuar kategorizimin që parashihej në ato amendamente”, thuhet në përgjigjen e saj... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Qeveria i përgjigjet Haradinajt, thotë se sivjet s’pati kërkesa për protezat e invalidëve
-
Për të dytin vit radhazi nuk rishikohet buxheti, opozita dyshon në aftësinë e Qeverisë
-
Drejtësia le ta thotë fjalën e fundit për listat e veteranëve, thotë Haradinaj
-
Haradinaj thotë se fjalën e fundit për listën e veteranëve duhet ta thotë drejtësia
-
Haradinaj fajëson Qeverinë Kurti për dështimin e faqes së KQZ-së