Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e sheh sfiduese përmbylljen e reformave në administratën publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria që ai drejton është duke punuar në përmbylljen e reformave të administratës publike, ndonëse e pranoi se ky proces është mjaft sfidues.

Ai këto komente i bëri në takimin ndërministror për reformën e administratës publike, transmeton KP.

Kreu i Ekzekutivit tha se vazhdojnë të jenë sfiduese pakoja ligjore që përfshin Ligjin për pagat, Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Organizimin e Administratës Publike, ndonëse, sipas Haradinajt do të ketë edhe efekt buxhetor në nivelizimin e pagave.

Në cilësinë e kryesuesit të Këshillit ndërministror të Reformës së Administratës Publike, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka folur rreth ecurisë së procesit të reformës së administratës publike.

Ai tha Qeveria dhe institucionet e saja mbeten të angazhuara dhe të përkushtuara në obligimet që dalin nga plani kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Agjenda e Reformave Evropiane dhe Strategjia Kombëtare për zhvillim.

“Ky do të jetë një vit i hapave të mëdhenj në fushën e administratës publike. MAP siç është zotuar, në muajin qershor të këtij viti do të përcjellë në Qeveri pakon ligjore të tri ligjeve bazike të administratës publike, si Ligjin për pagat, ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për organizimin e administratës publike, të cilat në raportin e publikuar nga SIGMA në muajin mars të këtij viti, janë vlerësuar si ligje më të avancuara që i adresojnë çështjet problematike për shoqërinë tonë”, ka thënë Yagcilar.

Edhe Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet Arbëri 3 j. më parë Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet

Ai ka shtuar se ka sinjale pozitive se Kuvendi i Kosovës do të përgjigjet në mënyrë efektive dhe pozitive miratimit të këtyre ligjeve pas aprovimit në qeveri.

Koordinatori për reforma në administratë, Besnik Tahiri, ka thënë se përmbyllja e tri ligjeve themelore është historike dhe se ka vullnet politik për përmbylljen e kësaj çështjeje kruciale.

“Kam parë se ekziston një vullnet politik për të përmbyllur një reformë, e cila përfundimisht do të normojë hierarkinë institucionale të Republikës së Kosovës. Do t’i ofrojë statusin juridik, do të nivelizojë pagën mbi parimin për punën e njëjtë, pagën e njëjtë dhe do të kthejë administratën si shtyllën kryesore në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit evropian. Nuk kam asnjë dilemë që ekziston vullneti politik nga të gjithë akterët institucionalë. Ajo që e bën më të mirë këtë proces, është fakti se kemi mbështetjen e shoqërisë, kisha me thënë edhe të akterëve të tjerë parlamentarë politikë dhe në veçanti të shoqërisë civile”, tha Tahiri.