Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, ka nominuar Qeveritë e Kosovës, SHBA-së dhe e Serbisë për çmimin Nobel për Paqe.
Nominimi i këtyre tri qeverive ka ardhur pas marrëveshjes së Washingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, transmeton KOHA.
“Kam nominuar Qeverinë e SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe për punën e përbashkët për zhvillimin e paqes dhe ekonomisë, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme ndërtimi për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.

Artikuj të ngjashëm
-
“Trumpi e telefonoi deputetin suedez për ta falënderuar për nomimin për Çmimin Nobel të Paqes”
-
A mundet Trumpi ta fitojë Nobelin për Paqe?
-
Trumpi ankohet pse nuk mori Nobel për marrëveshjen Kosovë-Serbi
-
Programi Botëror për Ushqim fiton Çmimin Nobel për Paqe
-
Grenelli gazetarit të CNN-së: Nuk raportuat rreth nominimit për Nobel për marrëveshjen Kosovë-Serbi