Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Programi Botëror për Ushqim fiton Çmimin Nobel për Paqe

Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, për përpjekjet e tij për të luftuar urinë në botë, ka thënë Komiteti Norvegjez i Nobelit më 9 tetor.

Në njoftimin e këtij Komiteti është thënë se ky Program është shpërblyer për “përmirësim të kushteve për paqe në zonat e konfliktit dhe për shkak të të vepruarit si shtysë në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë, si armë për luftë dhe konflikt”. Çmimi kap vlerën e 1.1 milion dollarëve.

Fituesi i 101-të i këtij Çmimi është bërë i ditur nga Instituti Novergjez i Nobelit në Oslo.

Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit ka thënë se po përjetojnë “moment të krenarisë”.

Programi Botëror i Ushqimit vlerësohet se u ndihmon 97 milionë njerëzve nga 88 shtete të botës.

Edhe Mbi 280 kandidatë për Nobel për Paqe, Trumpi me gjasë mes tyre Botë Mbi 280 kandidatë për Nobel për Paqe, Trumpi me gjasë mes tyre

Më 11 shtator, deputeti i Parlamentit të Suedisë, nga radhët e Partisë Demokristiane, Magnus Jakobson, ka nominuar Qeverinë e Kosovës, atë të Shteteve të Bashkuara dhe të Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

Më herët gjatë javës janë ndarë Çmimet Nobel edhe për: fizikë, kimi, mjekësi dhe letërsi. \ Rel