Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Kryeministri Kurti ka thënë me këtë rast se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.
“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Institutit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëzohen dokumentet e para në Institutin e Krimeve të Luftës
-
Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen
-
Miratohet në lexim të parë projektligji për Institutin për dokumentim të krimeve të kryera gjatë luftës
-
27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave
-
Qeveria miraton agjendën legjislative 2026-2028, prioritet dy ligje