Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë, projektligjin për Institutin e dokumentimit të Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë.
Katër vota ishin kundër.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky projektligj ka peshë të madhe për historinë e Kosovës.
“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar. Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë! Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Janë miratuar edhe dy projektligje në fushën e sigurisë. Deputetët kanë miratuar në lexim të parë projektligjin për Tubime Publike, Siguri Kibernetike.
Më 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar edhe Projektligji për tubime publike.
Edhe
Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës
Deputetët kanë miratuar me 61 vota në lexim të parë edhe Projektligjin për siguri kibernetike.
Ndërkaq, nuk ka pasur kuorum për miratimin e Projektligjit për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Në mungesë kuorumi është ndërprerë edhe seanca.