Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka kritikuar ish-qeverinë Hoti, se nuk foli të vërtetën në lidhje me vaksinat anti-Covid d he se krijoi iluzioni se ato do të sigurohen shpejt dhe në numër të madh.
Mulhaxha – Kollçaku në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se të gjitha premtimet dolën të pabaza.
“Erdhi Qeveria Kurti dhe nuk gjeti asnjë vaksinë. U krijua iluzioni se shpejt, qysh në janar e shkurt do të vijnë 500 mijë vaksina Pfizer, 300 Astra Zeneca, e të tjera. Mjafton që çdokush të kthehet në faqet e Facebookut të ish-ministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe vërtetohet kjo”, tha ajo.
Deputetja e VV-së, nguli këmbë se Qeveria Kurti do të përmbush premtimin që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës.
Kritikat ndaj Qeverisë, Kurti ajo po i sheh edhe si standard të ri.
"Përfundimisht kanë ndryshuar standardet, kërkesa për llogaridhënie është në nivelin maksimal, gjë që për 20 vjet nuk e kemi pa. Qytetarët kanë pasur njëfarë durimi tepër të madh përderisa kulmoi në zgjedhjet e fundit", ka thënë ajo.
-
Fluks i qytetarëve për t’u vaksinuar, opozita kritikon institucionet
-
VV-ja këmbëngulë në 60 përqindëshin, opozita skeptike se vaksinohen aq deri në fund të vitit
-
Haxhiu: Qeveria e Kosovës, e vetmja në botë që mburret me dështimin rreth vaksinimit
-
Qeveria ankohet për mungesë vaksinash në treg, pret që në qershor të “ketë me bollëk”
-
Xhaferi: Qeveria u vonua në sigurimin e vaksinës, interesimi i qytetarëve është shumë i madh