Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme ka folur edhe për vaksinat anti-COVID.
Ajo ka thënë se nga shtete mike janë njoftuar që mesi i qershorit të jetë koha kur do të ketë vaksina me bollëk në treg.
Gërvalla ka thënë se nuk është çështja e donacioneve, por mungesa e tyre në treg.
“Ne nuk marrim vaksina nga ndërmjetësit, jemi të detyruar të bëjmë marrëveshje me shtetet. Sigurimi i vaksinave ka qenë një punë që nuk është në listën e detyrave klasike të ministrisë por që e tërë qeveria po punon”, ka thënë ajo.
Në nivel vendi deri tash janë vaksinuar mbi 57 mijë qytetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gërvalla thotë se vaksina ia mundësoi ta kalojë më lehtë COVID-19
-
Paralajmërohet që edhe të dielave do të ketë vaksinim
-
Qeveria thotë se 650 mijë vaksina do të vijnë në fillim të shtatorit
-
Mulhaxha-Kollçaku: Qeveria e kaluar krijoi iluzionin sikur vaksinat do të sigurohen shpejt
-
Gërvalla apel mërgimtarëve: Vaksinohuni para se të vini në Kosovë