Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën, është takuar me zv.ministren e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra, me të cilën kanë biseduar për çështjet e investimeve, që pritet të ndodhin në sektorin e infrastrukturës dhe në sektorë të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Biseduam për fillimin e bashkëpunimit me këtë ministri, për realizimin e projekteve që janë shumë të nevojshme për qytetarët. Ne përfundimisht kemi hyrë në kornizën e investimeve të mëdha kapitale, por këto investime duhet të absorbohen falë mbështetjes që sot e konfirmoi zv.ministrja Shkodra, të cilën e falënderoj”, ka thënë Haziri.
Ndërsa zv.ministrja e Zhvillimit Rajonal, Shkodra, ka deklaruar se ajo është e gatshme që t’u përgjigjet projekteve që vijnë si kërkesë nga Komuna e Gjilanit dhe nga komunat e tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gjilani kërkon nga Qeveria mbështetje në zhvillimin ekonomik
-
Haziri: Ndërtimi i rrugës Kllokot-Gjilan i jep dimension zhvillimor Anamoravës
-
Haziri premton se nuk do të lejojë politizimin e projekteve komunale për zgjedhje
-
Haziri thotë se QKMF-ja në Gjilan përfundon në 2019-n
-
Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi