Kabineti qeveritar miratoi sot Raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se ky raport paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj shtoi se kjo është hera e parë që përgatitet një raport i tillë.
Ai bëri të ditur se raporti do t’u dërgohet deputetëve të Kuvendit, të cilët do të kenë mundësi të shohin të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.
“Është praktikë e re, është hera e parë që është përgatitur, do t’i paraqitet edhe Kuvendit, deputetët do të kenë mundësi të dinë në detaje, rrjedhën sfidat. Është një e arritur e mirë, vjen edhe pas raportimit të presidentit për dialogun politik, Qeveria e respekton transparencën dhe parlamentin e vendit”, tha Haradinaj.
-
Haradinaj: Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar se është e gatshme për dialog
-
S’dihet kur shkon në Kryesi raporti i Qeverisë për dialogun me Serbinë
-
Qeveria miraton planin për adresimin e sfidave të Raportit të KE-së për Kosovën
-
Haradinaj e njofton edhe Veselin me raportin 100 ditësh të Qeverisë
-
Të mërkurën raportohet për 100 ditëshin e Qeverisë