Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën raportohet për 100 ditëshin e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se të mërkurën që do të prezantohet raporti për punën 100 ditëshe të Qeverisë.

Ai u tha ministrave që t’ua hedh një sy raporteve në mënyrë që prezantimi të bëhet më efikas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të mërkurën që vjen janë 100 ditët e Qeverisë sonë do te prezantojmë një raport me punët më të mëdha të kryera. Iu kisha lut hidhnja një sy shihni a po e gjeni veten, a jeni ju ata. Ky raportim është hera e parë që ndodh i këtillë. Veprime të 100 ditëshit që nga zyra e kryeministrit. E kemi nderin t’ia prezantojmë popullit, Parlamentit të mërkurën e javës që vjen. Duhet ta dërgojmë këtë raport në shtyp, këtë raport t’ ia prezantojmë deputetëve, presidentit, kryeparlamentarit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj, transmeton kp.

Qeveria po ashtu në mbledhjen e mbajtur ka ndarë mjete në vlerë prej 30 mijë euro për rehabilitimin e familjarëve të personave të zhdukur.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes me Turqinë për bashkëpunim financiar ushtarak dhe protokollin e saj implementues.

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani tha se ky projektligj është në harmoni me aktet ligjore të Bashkimit Evropian në këtë fushë.