Qeveria e Kosovës ka aprovuar Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të Komisionit Europian për progresin në Kosovë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se plani është kontribut i zyrës së kryeministrit, bashkë me Ministrinë e Integrimeve, andaj do vazhdojmë së bashku.
“Duhet të mobilizohemi të punojmë që të avancojmë rrugën drejt në BE. Jo t’i identifikojmë sukseset, por problemet dhe sfidat dhe ato probleme t’i kthejmë në një plan veprimi për sfidat që janë gjetur në Raportin e Komisionit Europian. Jemi të interesuar të punojmë për këtë”, tha ai.
Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se Raporti i vendit nuk është vetëm përgjegjësi e MIE, por e gjithë ministrive, dhe jo e Qeverisë, por e gjithë vendit.
Zv.kryeministri Enver Hoxhaj, tha se vendet e rajonit kanë përvoja të ndryshme se si e kanë shndërruar në prioritet integrimin evropian.
Këshilli për MSA, që përbëhet prej përfaqësuesve të Parlamentit, ta gjejë një modalitet si të përfshihemi si Kosovë. Ta mendojmë një rikonstrukturim të ekipit që merret me agjendë evropiane, meqenëse sfidat që adresohen nuk janë vetëm të Qeverisë, partive politike, por do të ishte qasje më e mirë për rrugën në BE”.
-
Këshilli Ministror diskuton gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën
-
Haradinaj thotë se prioriteti i Kosovës është avancimi drejt BE-së
-
Qeveria do ua dërgojë deputetëve raportin për bisedimet me Serbinë
-
Hoxhaj thotë se qeveria do ta marrë seriozisht Raportin e Progresit
-
Qeveria ka prioritet integrimin e Kosovës në BE