Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qendrat për punë sociale ballafaqohen me mungesë të punëtorëve

Qendrat për punë sociale ballafaqohen me mungesë të punëtorëve, mbingarkesa por edhe mungesë të kushteve elementare për ofrim të shërbimeve cilësore.

Kështu u tha në një tryezë të diskutimi të organizuar sot nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me temën “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale (QPS)”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi tha se në këtë qendër ka mbingarkesë të punëtorëve socialë. Ai tha se kanë vetëm pesë punëtorë socialë, teksa si shqetësim ngriti edhe mungesat buxhetore.

Se, QPS-të ballafaqohen me shumë sfida e tha edhe kryetari i Lidhjes së QPS-së në Kosovë, Blerim Shabani, i cili kërkoi të adresohen disa ndryshime legjislative. Ai vuri theksin te krijimi i një fondi emergjent buxhetor.

Edhe nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj deklaruan se kanë mungesë të stafit të punëtorëve. Ushtruesja e drejtorit të kësaj qendre, Adelina Rexhepi, tha se nuk kanë një objekt pune të përshtatshëm pasi nuk kanë qasje personat me aftësi të kufizuara, nuk kanë veturë si qendër derisa u shpreh se dhe kujdestaritë punëtorëve socialë nuk po kompensohen./ksp