Ilir Morina, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë ka konfirmuar se janë gjetur shtatë orteqe të mundshme në Brezovicë, por vetëm dy prej tyre janë me rrezikshmëri të mesme.
Morina ka thënë për KTV-në se gjatë ditës së nesërme FSK-ja do të bëjë rrëshqitjen e tyre.
“AMMK njofton se nga takimi i mbajtur nën organizimin e qendrës së situatave me KFOR-in dhe FSK-në dhe pas punës dhe analizimit të situatës në Brezovicë gjatë ditës së djeshme ka dal me konkludimin se: nga 7 pika të zeza apo ortekë të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin më rrezik për askënd kurse dy janë me rrezikshmëri të mesme dhe i lihet FSK-së që gjatë ditës së nesërme, e shtune të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e tyre”, ka thënë Morina.
Morina bën të ditur gjithashtu se qendra e Brezovicës mbetet e mbyllur edhe nesër dhe pasnesër.
-
FSK-ja arrin ta largojë ortekun e fundit të rrezikshëm në Brezovicë
-
Brezovica mbetet e mbyllur, moti s’e la FSK-në të largojë ortekët e rrezikshëm
-
Brezovica ende e rrezikuar nga ortekët, e mbyllur edhe këtë vikend
-
FSK-ja dhe KFOR-i po bëjnë pastrimin e ortekëve në Brezovicë, qendra vazhdon të jetë e mbyllur
-
Paralajmërohet për rreziqe të shtuar nga ortekët në Brezovicë