Qendra e Vaksinimit në Rahovec ka pasur sërish probleme me printer. Drejtori i QKMF-së, Elbunit Kryeziu, ka bërë me dije se sot rreth orës 11:40 është prishur printeri dhe ka pamundësuar vaksinimin me dozën e parë në këtë qendër.
"Unë i kam njoftuar në Ministri dhe po presim që të vijnë e ta rregullojnë, kjo na e bën të pamundur dhënien e dozave të para të vaksinës dhe qytetarët që kanë rezervuar termine për këtë dozë duhet të kthehen", ka thënë Kryeziu për KOHËN.
Printeri është i domosdoshëm për nxjerrjen e kartonëve të vaksinimit për të vaksinuarit, pasi pa ata nuk lejohet dhënia e dozave të para.
Vetëm para pak ditësh, Qendra e Vaksinimit në Rahovec e kishte të njëjtin problem dhe kishte kaluar tërë dita pa u rregulluar defekti i printerit.
-
Evitohet defekti, sot në Rahovec jepen dy dozat e vaksinës, për dozën e parë ka vetëm Astrazeneca
-
Në Rahovec sot është dhënë vetëm doza e dytë e vaksinës, shkaku i defektit të një printeri
-
Rënie e shpejtë e interesimit për vaksinim në Rahovec
-
Sinani: Qendra e vaksinimit në Rahovec, probleme me vaksinim se s’po ju punon printeri?!
-
Rahovec: Qytetarët dhe stafi shëndetësor me mendime të kundërta për procesin e vaksinimit