Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot do t’i publikojë të gjitha vendimet lidhur me ankesat e subjekteve politike rreth rezultatit zgjedhor.
PZAP-ja thotë se apelet do publikohen në orën 13:00.
“Kandidatët të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë”, thuhet në njoftimin e Panelit.
Artikuj të ngjashëm
-
Cilat janë afatet për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve
-
KQZ-ja në pritje të ankesave, shpallja e rezultateve më së largu më 21 janar
-
PZAP: 352 apele nga kandidatët për asamble komunale kundër vendimit të KQZ-së
-
31 ankesa në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve
-
PZAP-ja vendos nesër për ankesat e partive për moscertifikim të kandidatëve