Alarmi për rrezikun e shfuqizimit të Gjykatës Speciale do të mbahet i ndezur edhe këtë javë.
Kjo, ngase ka përpjekje që të ringjallet iniciativa për paralizimin e kësaj gjykate, në të cilën mund të ndërmerren edhe veprime të “befasishme”.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paralajmëruar të mbahej për të hënën, e ku do të vihej në rend dite kjo çështje, është shtyrë për të mërkurën në orën 11:00, shkruan Koha Ditore.
Ndërkohë është larguar edhe rendi i ditës. Fillimisht, mes shumë pikave të tjera figuronte edhe ajo që fliste për procedimin e projektligjit për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special, si dhe kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën synohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Por në versionin e fundit, përveç orës kur do të mbahet mbledhja e Kryesisë, nuk figuron edhe rendi i ditës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shfuqizimi i Speciales (s)do të jetë në rend dite
-
Vazhdon “loja” e Kuvendit me zhbërjen e Speciales
-
Javën e ardhshme “ringjallet” iniciativa për rrëzimin e Speciales
-
PDK e Aleanca kërkojnë seancë sot për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen
-
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit