Mirsat Nimanaj, zyrtar aktual për planifikim, zhvillim dhe menaxhim të projekteve për turizëm në Deçan, tregon se ka pasur fatin që si fëmijë në vitet ‘78-‘79 të qëndronte në pushimoren ʺPishat e Deçanitʺ ku ishte relaksuar në këtë ambient natyror, me ajër të pastër, ujë të ftohtë, shkruan sot Koha Ditore.
E ndërtuar më 1932, rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në një lartësi mbidetare 670 m, kjo pushimore e fëmijëve dhe e të rinjve atëbotë ishte e vetmja e asaj natyre e destinuar për rekreacion, rehabilitim dhe edukim të fëmijëve në Kosovë.
Pushimorja kishte kapacitet prej 550 deri në 600 shtretër të vendosur në pesë objekte bashkë me objektet e tjera përcjellëse, ndër to edhe terrenet sportive, amfiteatri i hapur, por edhe ambulanca shëndetësore.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Arkeologët në Turqi zbulojnë pishinën antike me standarde olimpike
-
Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan
-
Analizat e nxjerrin të sigurt ujin e pishinës së Gërmisë, Krasniqi: Politika të lihet anash
-
Karikatura e ditës - 9.7.2026
-
Mbyllet Pishina e Gërmisë, priten analizat e IKSHPK-së