Në dorën e të parit të komunës së Podujevës duket se ka mbetur objekti i pushimores në Orllan për ta dhënë në shfrytëzim.
Zyrtarët komunalë e kanë shpallur disa herë dhënien në shfrytëzim të këtij objekti, që kishte qenë i dedikuar për fëmijët jetimë të luftës së fundit. Por nuk kishte pasur të interesuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sukses nuk ka pasur as ndërrimi i destinimit në objekt hotelier e shëndetësor-rekreativ e as ulja e çmimit për metër katror.
I vetmi rast që dikush është paraqitur për ta marrë në shfrytëzim ka qenë muaji shtator i vitit të kaluar. Por për shkak se ishte vetëm një ofertues, komunarët e kanë shpallur të dështuar edhe këtë tentim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Askush nuk u interesua për objektin e dedikuar për pushimore në Podujevë
-
Objekti që nisi si pushimore për jetimët e luftës do t’u ofrohet bizneseve
-
Objekti për fëmijët në Orllan, i pashfrytëzueshëm që prej ndërtimit 15 vjet më parë
-
Zvarritet për 15 vjet funksionalizimi i pushimores në Orllan
-
Strehimorja për fëmijët jetimë në Orllan, prej 14-vjetësh e pashfrytëzuar