Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pushimet s’kanë të ndalur për institucionet e Kosovës, këto janë festat zyrtare

Sot në të gjitha institucionet publike të Kosovës është ditë pushim. Kjo për shkak të Pashkëve Katolike që kanë qenë ditën e djeshme.

Sipas Ligjit për Festa zyrtare nëse festa i bie të jetë të shtunën ose të dielën atëherë kompensimi i saj bëhet në një ditë të punës, që zakonisht bëhet të hënave.

Kështu për shembull 17 Shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës i ka rënë që të jetë e shtunë, atëherë institucionet nuk kanë punuar të hënën më 19 shkurt.

Edhe sivjet shpesh bie që festat të jetë të shtunën ose të dielën ndërsa të pushohet në ditën pasuese të punës.

Dje (1 prill) është festuar festa e Pashkëve ndërsa sot është ditë pushim. Njëjtë do të jetë edhe javën që vjen.

Edhe Vend i varfër, por me shumë ditë pushimi Arbëri Vend i varfër, por me shumë ditë pushimi

Më 8 prill ( e diel) është dita e Kushtetutës dhe po ashtu janë edhe Pashkët Ortodokse. Të hënën më 9 prill në kalendarin e festave zyrtare është ditë pushimi. Por, cilat janë ditët e festave që institucionet e Kosovës e kanë pushim, shkruan KosovaPress.

Pas 9 prillit, ditë pushimi do të jetë edhe për 1 Maj që i bie të jetë e martë. Po në maj do të jetë edhe një festë tjetër. 9 maji është Dita e Evropës por në Kosovë ka hyrë në kalendarin e festave zyrtare.

Pushim institucionet publike do ta kenë edhe më 15 qershor, kur është dita e Bajramit të Madh që i bie të jetë ditën e premte.

Ndërsa më shumë se dy muaj më pas, pra më 21 gusht do të jetë festë e që është dita e Bajramit të Vogël që i bie të jetë e martë.

Prej gushtit e deri më 25 dhjetor kur janë edhe Krishtlindjet katolike, në kalendarin e festave zyrtare nuk është shënuar ndonjë ditë.

Por pavarësisht kësaj ka disa vjet që për 28 Nëntor, dita e pavarësisë së Shqipërisë është ditë pushimi, pasi që kjo festë ka hyrë vetëm në kalendarin e festave memoriale por jo edhe në atë zyrtare.

Deputetët e Kosovës kanë kërkuar që ligji për Festat Zyrtare të ndryshohet por një gjë e tillë ende nuk është shqyrtuar në Parlament.

Festat zyrtare në Kosovë janë:

Edhe As nesër nuk punojnë institucionet publike Arbëri As nesër nuk punojnë institucionet publike

Viti i Ri - 1 dhe 2 janar

Krishtlindjet Ortodokse

Dita e Pavarësisë së Kosovës - 17 Shkurti

Pashkët Katolike

Pashkët Ortodokse

Dita Ndërkombëtare e Punës 1 - maj

Dita e Evropës - 9 maj

Bajrami i Madh

Edhe Institucionet pushuan në 6 të hënat e fundit, qytetarët kritikojnë Arbëri Institucionet pushuan në 6 të hënat e fundit, qytetarët kritikojnë

Bajrami i Vogël

Krishtlindjet katolike