Punonjësit teknikë të Qendrës Studentore në Prishtinë kanë vendosur ta ndërpresin punën, pasi ende nuk janë paguar për muajin janar.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët s’do të dalin në punë derisa të mos e marrin pagën e janarit.
Po ashtu punëtorët kanë vendosur që nga dita e premte të futen në grevë për shkak të pagave të ulëta, ka njoftuar Azemi nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Ju njoftojmë se punëtorët teknikë të Qendrës Studentore në Prishtinë, për shkak të mospagesës së pagës së muajit janar, kanë ndërprerë punën dhe ata do të punojnë vetëm kur pagat të jenë në llogarit e tyre. Njëherit po të njëjtit punëtorë kanë marrë vendim që nga e premtja të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta”, ka njoftuar Azemi.
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Të mërkurën në grevë punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së
-
Nuk gjendet zgjidhje për punëtorët e sektorit privat në shkollat publike
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat