Projekti i rregullimit të shkallëve në lagjen Arbëria po shkon drejt përfundimit, me një mbikëqyrje profesionale nga ana e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Sipas kumtesës, janë marrë mostrat e shtresës së betonit që është vendosur për nivelizim të shkallëve, si dhe të atij në objektin përcjellës nga ku shihet panorama e Prishtinës. Këto mostra do të analizohen në laboratorët e licencuara të betonit, dhe vetëm pas marrjes së rezultateve pozitive do të vazhdohet me vendosjen e gurëve natyrorë, si fazë përfundimtare e këtij projekti. Aktualisht janë duke u testuar edhe punët e kryera në kanalizimin atmosferik, si dhe në kabllor nëntokësor.
-
Shkallët e ‘Arbërisë’ u desh të rregulloheshin për 3 muaj, por s’janë kryer as pas 10 muajsh
-
Çfarë do të ndërtohet bashkë me shkallët në Arbri të Prishtinës
-
Për 120 ditë, shkallët e Dragodanit do të kenë pamje të re
-
Shmanget mbikalimi në Prishtinë, qytetarët përdorin shkallë të improvizuara për të dalë nga Qendra në Arbëri
-
Rregullohen shkallët dhe pjerrinat në lagje të ndryshme të Prishtinës