Pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, sot kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria.
Komuna e Prishtinës thotë se projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyrorë me trashësi prej 10 centimetrash.
“Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve”, thotë Komuna.
I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkallët e ‘Arbërisë’ u desh të rregulloheshin për 3 muaj, por s’janë kryer as pas 10 muajsh
-
“Punimet në shkallët e lagjes Arbëria, në fazën finale”
-
Çfarë do të ndërtohet bashkë me shkallët në Arbri të Prishtinës
-
Shmanget mbikalimi në Prishtinë, qytetarët përdorin shkallë të improvizuara për të dalë nga Qendra në Arbëri
-
Mosrregullimi i shkallëve dhe ngricat rrezikojnë banorët e Arbërisë