Përfundimisht, pas shumë kërkesave të qytetarëve, ka filluar rregullimi i shkallëve në lagjen Arbëria, në kryeqytet, raporton KTV.
Në fillimin e punimeve, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky projekt përfshin rregullimin e kanalizimit atmosferik, ndriçimin, pushimoret, hapësirat e gjelbra dhe këndet e lojërave për fëmijë.
Pas shumë kërkesash e vitesh pritjeje, Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e shkallëve në lagjen Arbëria.
Pasi i ka quajtur “shkallë ikonike”, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka thënë se atyre do t’u japin pamje të re me kanalizim atmosferik nën to, ndriçim, pushimore e hapësira të gjelbra anash.
Projekti për rregullimin e më shumë se 270 shkallëve me gjerësi 2 metra e gjysmë dhe hapësira përcjellëse, do të kushtojë mbi 400 mijë euro.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse në fund të shkallëve do të jetë mbikalimi i paraparë mbi rrugën “Zagrebi” dhe hekurudhë, për shkak të unazës së qytetit.
Edhe
Mosrregullimi i shkallëve dhe ngricat rrezikojnë banorët e Arbërisë
Punimet që nisën e më pas u ndërprenë, për shkak të borës të mërkurën, parashihet të përfundojnë brenda 120 ditësh.
-
VV-ja akuzon Komunën e Prishtinës se as gjatë 2018-s nuk i rregulloi shkallët e Arbërisë
-
Shkallët e ‘Arbërisë’ u desh të rregulloheshin për 3 muaj, por s’janë kryer as pas 10 muajsh
-
“Punimet në shkallët e lagjes Arbëria, në fazën finale”
-
Punimet për shkallët e Arbërisë patën nisur nën të reshura të borës, tash asnjë punëtor