Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkallët e ‘Arbërisë’ u desh të rregulloheshin për 3 muaj, por s’janë kryer as pas 10 muajsh

10 muaj kanë kaluar që nga nisja e punimeve të shkallëve në lagjen “Arbëria”.

Edhe pse ky projekt ka qenë i paraparë të përfundojë brenda 3 muajsh, punimet ende nuk kanë përfunduar, përveç atyre bazë, raporton KTV.

Banorët e kësaj lagjeje, prapa kamerave kanë treguar se disa ditë më parë, aty problem ka shkaktuar një gyp, i cili ka pëlcitur dhe uji me baltë ka mbuluar shkallët.

Ata thonë se janë të pasigurt kur kalojnë nëpër këto shkallë.

I ftuar ditë më parë në emisionin 038 të KTV-së, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sipas ligjit, ata duhet ta kontraktojnë kompaninë më të lirë, dhe si pasojë e kësaj, kompanitë pastaj kanë probleme me furnizim me material ndërtimor, gjë kjo e cila pamundëson kryerjen e punimeve në afatin e caktuar.

Deri në përfundimin e këtyre shkallëve, banorëve u mbetet që të vazhdojnë të lëvizin në këto kushte.