Punëtorët e sigurimit dhe pastrimit kanë paralajmëruar gevë nëse nuk hiqet kushtëzimi për subvencionim të rritjes së pagës në sektorin privat.
Në një konferencë për media, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se gjendja e punëtorëve teknikë që punojnë në institucionet publike, por që janë pjesë e kompanive private, është e rënduar.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta heqë kushtëzimin, pasi që siç kanë thënë kompanitë private nuk i kanë kushtet për t'i paguar pagat me rritje.
Sipas tij, ato mjete që janë planifikuar, të ndahen për këta punëtorë, pasi siç ka thënë këta punëtorë i kanë 130 deri në 170 euro.
"Thika na ka ardhë në palcë dhe nuk mund më të durojmë", ka thënë Azemi duke i kërkuar Qeverisë që t'i shqyrtojë masën.
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro
-
Nga sot paga minimale 500 euro bruto, paralajmërohet mbikëqyrje
-
Azemi pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin jopublik
-
Azemi e quan "qesharak" vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për sektorin privat
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë