Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Pastrimit ndihen të neglizhuar nga pakoja emergjente e Qeverisë

Edhe pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë, punëtorët e pastrimit po e vazhdojnë punën e tyre.

Edhe në Fushë Kosovë, kompania e vetme e pastrimit po vazhdon me punën në terren, raporton KOHA.

Menaxheri i ndërmarrjes “Pastrimi” në këtë komunë, Misin Berisha, thotë se me të hyrat aktuale nuk mund t’i paguajnë as punëtorët.

Përkundër kësaj, që nga shfaqja e pandemisë, ata vazhdojnë me punën e tyre të përditshme.

Të vetmen ndihmë, kjo ndërmarrje e ka marrë nga Komuna e Fushë Kosovës.

Edhe Qeveria kërkon pastërti, por nuk shpërblen punëtorët e “Pastrimit” Arbëri Qeveria kërkon pastërti, por nuk shpërblen punëtorët e “Pastrimit”

Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë Kosovës, thotë se nëse kjo situatë vazhdon, Komuna do të ndihmojë edhe financiarisht.

Për këtë ka reaguar edhe Sindikata e Punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi”, duke thënë që punëtorët e rrezikojnë edhe jetën e tyre gjatë punës.

“Kërkojmë që institucionet tona qendrore dhe komunale të reflektojnë dhe të rishikojnë edhe njëherë vendimet e tyre dhe t’ju dalin në ndihmë këtyre punëtorëve së paku me nga 300 euro, për ata të cilët gjatë gjithë kohës janë në punë për kujdesin e ambientit në të cilin ne po frymojmë”, thuhet në reagimin e tyre.

Qeveria në detyrë ka hartuar një pako emergjente, përmes së cilës do t’i ndihmojë ndërmarrjet e bizneset që rrezikohen gjatë kohës së pandemisë.

Ministria e Financave të enjten nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë se në cilën pikë të pakos emergjente përfshihen punëtorët e kompanive të pastrimit.

Edhe Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën, kërkojnë kthimin e mjeteve financiare për të nisur punën Arbëri Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën, kërkojnë kthimin e mjeteve financiare për të nisur punën

Shkurt, në një përgjigje me shkrim, kanë thënë se Ministria po përgatit një sqarim specifik për këtë.

Pakoja emergjente kap vlerën e 179.6 milionë eurove.