Përfaqësuesi i punëtorëve të Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), Valdet Muqiqi, ka paralajmëruar se të hënën do të protestojnë sërish, pasi që e kanë nisur muajin e tretë që ende nuk i kanë marr pagat.
Muqiqi ka thënë se ky është një problem serioz për punëtorët pasi ka thënë se kanë obligime financiare që duhet t’i kryejnë.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk u dalin pagat do të punojnë vetëm për rastet emergjente.
“Nëse vazhdon kjo situatë kështu e kemi planin B që do të vazhdojmë me ekipin e emergjencës e të tjetër të gjenden si të munden e disa të punojnë e të mos I ndërpresin shërbimet”, ka thënë Muqiqi në një intervistë në emisionin “Sot” në KTV.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), duke thënë se në këtë çështje janë të përfshira rreth 350 familje.
Në gusht, Ndërmarrja Publike Banesore njoftoi se llogaritë e saj bankare janë bllokuar për shkak të një procedure përmbarimore që lidhet me një kontest gjyqësor.
Punonjësit e NPB-së i kërkojnë pagat me protestë para Komunës së Prishtinës
Gjykata Komerciale e ka obliguar ndërmarrjen t’ua paguajë 32.5 milionë euro në emër të fitimit të humbur tri kompanive – “Made Kos”, “Made Group” dhe “Arkos” – me të cilat, më 2021, pati lidhur kontratë për bashkinvestim.