Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar për të dytën herë para Qeverisë së Kosovës, të hënën, duke kërkuar nga institucionet ta mbajnë premtimin për ligjin për Lotarinë e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ismet Uka, anëtar i sindikatës së Lotarisë së Kosovës, tha se kanë dalë në protestën e dytë me kërkesat e njëjta, që është inicimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës, siç është premtuar, pastaj marrja përsipër e Qeverisë për pagat e punëtorëve të Lotarisë, pasi kjo është kompani publike dhe pronare është Qeveria, si dhe mbulimi i shpenzimeve për qiradhënie.
Punëtorët e Lotarisë kërkuan zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të tyre, pasi janë në gjendje të rëndë ekonomike.
Artikuj të ngjashëm
-
“Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
Punëtorë të sektorit privat paralajmërojnë: “O drejtësi, o s’ka qetësi”
-
Policia arreston 4 protestues në protestën e 1 Majit në Prishtinë
-
“Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat