Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e “Autotransportit” protestuan pa Qeverisë

Fatmir Haziri, punëtor në Shoqërinë Aksionare "Autotransporti", ka mbetur pa punë, raporton KTV.

Kompania ku ai punonte nuk e ka fituar tenderin për bartjen e punëtorëve të KEK-ut, funksion të cilin e kishte ushtruar që nga viti 2006.

Ai thotë se ka qenë i vetmi i punësuar në familjen gjashtë anëtarëshe. Ndaj, së bashku me punëtorët e tjerë, ka dalë për të protestuar te ndërtesa e qeverisë, për të kërkuar një zgjidhje. Protestuesit kanë deklaruar se pas njoftimit që më nuk janë në punë, disa punëtorë janë sëmurë rëndë.

Protestuesit janë drejtuar në njërën prej zyrave të KEK-ut në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ata patën një takim të mbyllur me përfaqësues të KEK-ut, por nuk kishte rezultuar i suksesshëm.Në një përgjigje me shkrim nga KEK-u thuhet se oferta e Autotransportit ka qenë rreth 2.7 milionë më e lartë sesa oferta e operatorëve tjerë dhe për një periudhë tremujore iu është dërguar ftesa për negociata rreth ofertës.