Punëtorët e shoqërisë aksionare “Autotransporti” janë duke mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë me arsyetimin se kanë mbetur pa punë, raporton KTV.
Sipas tyre KEK-u ka kontraktuar një firmë tjetër për bartjen e punëtorëve dhe 94 punëtorët tashmë kanë mbetur pa punë.
“Prej vitit 2006 jeni në raporte kontraktuale me KEK-un dhe kemi kryer bartjen e punëtorëve të KEK-ut. Tash prej 1 tetorit jemi të papunë. I kemi 50 autobusë në qarkullim. Ne nuk jemi kundër kompanisë që e ka fituar tenderin por këtë nuk e kemi merituar pasi nuk kemi lënë pa e paguar asnjë kontribut ose tatim”, ka thënë Ejup Reka, drejtor i “Autotransportit”.