Komuna e Ferizajt ka nisur publikimin e listave me emra të uzurpatorëve të pronave publike, njëkohësisht kjo komunë ka kërkuar nga qytetarët t’i denoncojnë rastet e tilla për të cilat Komuna ndoshta nuk mund të ketë njohur.
Gjithashtu Komuna u ka bërë thirrje edhe organeve të drejtësisë t’i hetojnë rastet e uzurpimit të pronave publike, sepse një vepër e tillë përbën shkelje ligjore.
Këto lista tregojnë vetëm për uzurpime të parcelave nëpër fshatra, por jo edhe për ato të cilat janë bërë në Ferizaj, shkruan sot Koha Ditore.
Si pjesë e parë e procesit të verifikimit dhe publikimit të pronave komunale të uzurpuara janë zonat kadastrale: Dubravë, Fshat i Vjetër, Jezerc, Komogllavë, Nerodime e Ulët, Nikadin, Rahovicë, Rakaj, Slivovë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Prokuroria në Pejë ua kërkon komunave listat e pronave të uzurpuara
-
Uzurpatorët i shfrytëzojnë pronat publike, Komuna e Gjilanit merret me listën
-
Mbi dy mijë prona komunale të uzurpuara në Pejë
-
Gjilani publikon uzurpatorët e pronës publike
-
Lista e uzurpatorëve s`bëhet publike me gjithë zotimin e kryetarit të Gjilanit