Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Publikohet indeksi i çmimeve të konsumit për janar, shënohet rritje prej 0,9%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin janar të këtij viti, për çka bëri të ditur se inflacioni mujor i matur nga ky indeks ishte 0,9 për qind gjatë këtij muaji.

Nëpërmjet një deklarate për media, ASK-ja ka njoftuar se kjo përqindje prej 0,9 është më e lartë krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2021, gjë që është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it si buka dhe drithërar, mishi, qumështi, djathi dhe vezët, vajra dhe yndyra ushqimore, perime, ujë, pije etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%); mish (1.3%); qumësht, djathë dhe vezë (1.5%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.7%); perime (6.3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); duhan (1.2%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (1.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.0%); shërbime për transport (2.3%); shërbime hoteliere (1.4%); kujdes personal (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Më tej bëhet e ditur se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2022 me muajin janar të vitit të kaluar ishte 7.1 për qind.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.9%); mish (7.6%); qumësht, djathë dhe vezë (9.0%); vajra dhe yndyra ushqimore (33.7%); perime (11.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9.2%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (6.1%); kafe, çaj dhe kakao (10.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.7%); duhan (6.2%); këpucë (2.9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3.7%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (1.4%); energji elektrike (12.3%) - (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar - maj 2021 ishte për 0.0061 centë më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016 neni 15); gaz (19.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (12.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.8%); pajisje shtëpiake (5.6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.5%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.7%); produkte farmaceutike (4.4%); blerje e automjeteve (5.9%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (5.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.5%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (6.7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (3.0%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.2%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (1.7%); shërbime hoteliere (6.9%); kujdes personal (4.0%); gjëra personale (2.3%); dhe shërbime financiare (3.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 7.3 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë, -5.8 për qind dhe veshje -1.8 për qind, me një ndikim prej -0.2 për qind në IHÇK.