Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten çmimet e konsumit

Çmimet e produkteve pritet të bien gjatë verës

Sipas Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar të këtij viti, që të premten e ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) çmimet e konsumit në janar të këtij viti janë rritur për 1.8% krahasuar me janarin e vitit të kaluar dhe për 0.3% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

ASK-ja ka paraqitur artikujt, çmimet e të cilëve janë rritur.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (13,6%); peshk (9,7%); perime (9,3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7,5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,0%); prodhime ushqimore (6,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,1%); gazeta, libra dhe materiale për zyrë (5,3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinë (5,3%); veshje (3,8%); shërbime hoteliere (2,9%); kafe, çaj dhe kakao (2,9%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,0%); dhe mish (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,8% në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë paraqitur edhe produktet, çmimet e të cilave kanë rënë krahasuar me një vit më parë/

“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-8,5%); vajra dhe yndyra (-7,8%); qumësht, djathë dhe vezë (-3,9%); dhe blerje e automjeteve (-2,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0% në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Edhe Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë Ekonomi 5 muaj më parë Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë

Ndërsa inflacioni inflacioni mujor i regjistruar në janar ishte 0,3%.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: blerje e automjeteve (-1,3%), me një ndikim prej (-0,1%) në IHÇK”, thuhet në njoftim.