Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021.
Lëvizja Vetëvendosje i prinë listës së shpenzimeve me afro 1 milion euro shpenzime (saktësisht 919 mijë e 408 euro), më pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 871 euro shpenzime, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 781 euro shpenzime.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021. Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët e zgjedhur. Të gjitha subjektet politike që certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje janë të obliguara që brenda 45 ditësh pas ditës së zgjedhjeve të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore”, thuhet në komunikatën e KQZ-së./ kp
-
Kaq shpenzuan partitë politike për fushatën e zgjedhjeve lokale
-
Partitë shpenzuan shumë më tepër se që raportuan të hyra gjatë vitit 2021
-
KQZ-ja publikon raportet e partive: VV-ja për 3 muaj shpenzoi 700 mijë euro më shumë sesa kishte buxhet
-
LVV-ja me më së shumti shpenzime për korrik–shtator, pasojnë PDK-ja e LDK-ja
-
Sa shpenzuan partitë në zgjedhjet e 9 shkurtit?