Ministria e Arsimit njoftoi se 52.1 për qind është kalueshmëria e Testit të Arritshmërisë, nga mbi 22.000 nxënës që i janë nënshtruar sivjet.
Në një njoftim në Facebook, MASHTI tha se arritshmëria në Gjuhë Shqipe është 56.9 për qind, në Gjuhë Angleze 69.3 për qind, në Histori 57.5%, Gjeografi 56.8%, Matematikë 43.1%, Informatikë 47.4%, në Fizikë 46.5%, në Kimi 43.4% dhe në Biologji 48.8%.
Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra testimi, e nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla.
“MAShTI falënderon të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Afati i ankesave është deri më 12.07.2024”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
MASHTI: Më pak se 50 për qind e nxënësve e kaluan Testin e Arritshmërisë
-
Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë
-
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë
-
Nxënësit ngelin në testin e arritshmërisë
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%