Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën në mbrëmje ka publikuar listën me emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, në ditën kur zgjodhi Lumir Abdixhikun për të parin e partisë.
Në këtë listë janë 131 emra, duke përfshirë edhe kryetarin e ri. Janë deputetët e rinj, kryetarët e degëve dhe emra të tjerë.
Siç bëhet e ditur në njoftim të LDK-së, Kuvendi të dielën ka autorizuar kryetarin të plotësojë listën edhe me 10 vende të tjera si “pjesë e hapjes së partisë”.
Sipas statutit të kësaj partie, KP-ja është organi më i lartë i LDK-së në mes të dy Kuvendeve Zgjedhore. Këshillin e Përgjithshëm e zgjedh Kuvendi i LDK-së.
Ky këshill mund të zgjedhë edhe kryesinë e partisë.




Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku emëron Kryesinë e re të LDK-së
-
Në LDK kërkojnë që nënkryetari i partisë t’ia zërë vendin kryetarit
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Merr start nisma për shkarkimin e Abdixhikut
-
Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së