Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku emëron Kryesinë e re të LDK-së

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka emëruar Kryesinë e re të partisë.

Sipas njoftimit, përbërja reflekton “përvojën institucionale, energjinë e re; e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje”, thuhet në njoftim.

Anëtarët e Kryesisë së re të LDK-së (sipas renditjes alfabetike): Alban Zogaj, Alush Gashi, Anton Quni, Arbër Ismajli, Ardian Shala, Arjeta Salihu Abazi, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Bexhet Xheladini, Doarsa Kica Xhelili, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ermal Sadiku, Fadil Hadergjonaj, Festim Kabashi, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Ilir Ferati, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Paris Guri, Ruzhdi Shehu, Shefqet Shehu, Shkëmb Manaj, Sibel Halimi, Sokol Haliti, Sokol Havolli, Ukë Rugova, Visar Azemi, Xhafer Gashi.

Në krahasim me përbërjen e kaluar, mungojnë: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Sokol Haliti, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Tahiri.

Sipas njoftimit përbërja e re vjen si rezultat i organizimit të ri, për “konsolidimin e strukturave dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve”.

LDK-ja ka thënë se së shpejti do të plotësojë Kryesinë me përfaqësues të degëve të mëdha të papërfaqësuara dhe do të propozojë së shpejti edhe Trupën Këshilldhënëse, si pjesë të organizimit të brendshëm.

Ndryshimet në strukturat e LDK-së vijnë pas votëbesimit që kjo parti ia dha Lumir Abdixhiku për të vazhduar të jetë në krye të partisë, në procesin e mbajtur më 31 janar, pas dështimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.