PDK kishte insistuar që marrëveshja për ratifikim të demarkacionit të dërgohej në Kuvend një ditë para mocionit.
Votat nuk ishin për kalimin e marrëveshjes dhe një insistim të tillë kryeministër në detyrë, Isa Mustafa e quan këtë “karrem” për t’i shtyrë ata të marrin përgjegjësinë për demarkacion.
“Pata kërkuar nga PDK që nëse nuk e përkrahin mocionin atëherë do të krijojmë hapësirë që ta dërgojmë marrëveshjn për demarkacion në Kuvend mirëpo ata asnjëherë nuk u treguan të sinqertë”, ka thënë ai.
Mustafa në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se u kishte thënë që është e pamundur të dërgohet marrëveshja në Kuvend ndonëse vetë serbët kishin deklaruar që nuk e votojnë dhe rrjedhimisht nuk ishin numrat për kalim të marrëveshjes.
Insistimi i tyre ishte detyrim për marrje të përgjegjësisë ka thënë Mustafa.