Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A ka kusht Lista Serbe për votim të demarkacionit?

Mungesa e deputetëve të Listës Serbe në Kuvend ka bërë që marrëveshja për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit është shtyrë deri tani, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa, në Rubikon të KTV-së, bëri të ditur se në momentin që do të kenë numrin e mjaftueshëm të deputetëve, marrëveshjen do ta procedojnë në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se nuk e ka të qartë se kush është drejtues i Listës Serbe.

“Nuk e kam të qartë sepse akoma nuk e kemi një përgjigje të saktë të KQZ-së. Do të bëj përpjekje që në ditët në vijim ta kryejmë këtë. Ajo që është në përgjegjësi timen do ta bëj, mirëpo më duhet të pres edhe KQZ-në dhe zyrën time ligjore”, ka thënë Mustafa.

Mustafa thotë se nuk ka ndonjë kusht nga Lista Serbe për votim të demarkacionit. Ai thotë se i vetmi shqetësim i tyre është që ta qartësojnë rolin e ministrave dhe përgjegjësitë e Listës Serbe.

Ndonëse deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit, atëherë pritja e Listës Serbe është e domosdoshme.

“Duhet që edhe Lista Serbe, duhet edhe ne partnerët e koalicionit por edhe me Listën Serbe pasi deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar tërësisht”, ka thënë ai.