Pas tri dështimesh, Qeveria Haradinaj ende nuk e di kur do ta hedhë në votim demarkacionin, raporton KTV.
Kjo pasi nuk po arrin t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ta ratifikuar marrëveshjen. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se janë në diskutim ende, përfshirë edhe Listën Serbe. Ai ka shtuar se megjithatë seanca nuk do të vonohet më shumë se javën e ardhshme.
Edhe deputetët e partive tjera të koalicionit qeverisës kanë treguar se ende nuk ka konsensus për këtë çështje.
Ndërkohë, te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, kanë protestuar një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës. Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë demarkacionin, që është një nga kushtet që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave. Kuvendi i Kosovës, javën e kaluar, ndërpreu seancën, pasi nuk i kishte votat që të votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
-
Haradinaj: Demarkacioni s’ka qenë i lehtë për mua, por s’po mund ta shoh popullin të izoluar
-
Pasiguria rreth demarkacionit
-
Shumica nuk tregon nëse ka arritur të sigurojë votat për seancën e së martës për demarkacionin
-
Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë sot se kur mbahet seanca e demarkacionit
-
Haradinaj paralajmëron për të martën seancën për demarkacionin