Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk dha ndonjë datë të saktë se kur Qeveria do ta dërgojë Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.
Mustafa tha se së bashku me partnerin qeverisës do ta shikojnë kohën më optimale derisa t’i bindin deputetët që ta votojnë atë, raporton ksp.
Kryeministri i Kosovës tha po ashtu se do të bëjnë presion edhe te shtetet e Bashkimit Evropian që të ndihmojnë të dalin nga kjo krizë.
Mustafa nuk beson se vendi do të shkojë në zgjedhje, pasi që beson se deputet do ta votojnë Demarkacionin.
Këtë deklaratë kryeministri i vendit e bëri gjatë një vizite në fabrikën e përpunimit të drurit "Hoti" në Prizren.
parë kryeministri e kishte përmendur fundin e këtij muaji si kohën kur Qeveria do ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin. Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dje në një prononcim televiziv e përmendi këtë muaj si kohën kur demarkacioni duhet të ratifikohet.
-
Mustafa s’konfirmon nëse demarkacioni do të shkojë në Kuvend javën e ardhshme
-
Pushtetit i duhet ende kohë për t’i bërë votat për demarkacionin
-
Ende nuk dihet se kur do të votohet demarkacioni
-
Një vit më parë dështoi votimi për demarkacionin në Kuvend
-
Pse PDK insistonte që demarkacioni të shkojë në Kuvend një ditë para mocionit?