Një gabimi teknik, kur largoi nenin 11 të projektligjit për shfrytëzim të pronës komunale, Shkëlqim Jakupit i ka kushtuar me ndërrim të pozitës së drejtorit të Departamentit Ligjor në MAPL, raporton KTV.
Vendim u mor nga Komisioni Disiplinor i kësaj ministrie.
Komisioni disiplinor i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal ia ka ndërruar pozitën drejtorit të deritanishëm të Departamentit Ligjor,Shkëlqim Jakupi.
Në vendimin, që e ka siguruar “Koha Ditore”, thuhet se ai do të transferohet në një lokacion tjetër me detyra të ngjashme.
Ky vendim erdhi për arsye se pas miratimit në Qeveri, para se të dërgohej në Kuvend, u largua neni 11 i Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim të Pronës komunale.
Ky nen parashihte kompetenca shtesë për kryetarët e komunave, për të dhënë pronën në shfrytëzim kur ajo kërkohet për investime të huaja.
Edhe
Drejtori ligjor që shleu një nen risistemohet shkaku i neglizhencës
Ndërrimi i pozitës për Jakupin është konfirmuar nga MAPL-ja.
KTV-ja ka raportuar javë më parë për largimin e nenit 11 të këtij projektligji, që rregullon negocimin e Komunës me investitorët në këmbim të pronës komunale.
Ky nen, që ishte përkrahur edhe nga Qeveria, ia lejonte një kryetari të Komunës së Kosovës të negocionte direkt me investitorët e huaj.
-
MAPL: Neni 11 i Projektligjit u largua gabimisht, do të rikthehet
-
AKK-ja akuzon MAPL-in për neglizhencë rreth Ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës së komunës
-
Muhaxheri mohon shkelje, MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin për këmbim të pronës
-
Ish-drejtori i Inspektoratit të MASHTI-t pretendon se u transferua jashtëligjshëm në MAPL