Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL: Neni 11 i Projektligjit u largua gabimisht, do të rikthehet

Një gabim teknik që ka bërë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kur ka larguar nenin 11 të Projektligjit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, ka bërë që grupi punues i këtij projektligji të reagojë menjëherë për ta rikthyer këtë nen, raporton KTV.

Ministria thotë se gabimi do të rregullohet shumë shpejt.

Gabim teknik e ka quajtur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal largimin e nenit 11 nga Projektligji për dhënin në shfrytëzim të pronës komunale.

Kur ky ligj u kaloi të martën në qeveri, u miratua pa këtë nen, për të cilin grupi punues ishte pajtuar ta përfshinte në draft.

Neni iu jep kompetencë direkte kryetarëve të komunave që të negociojnë me investitorë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, që ka qenë pjesë e grupit punues, ka ngritur shqetësim për largimin e këtij neni.

Edhe MAPL-ja synon që me dy projektligje të normojë raportet me komuna dhe të rregullojë këmbimin e pronave Arbëri MAPL-ja synon që me dy projektligje të normojë raportet me komuna dhe të rregullojë këmbimin e pronave

Por, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë se bëhet fjalë për një gabim teknik të tyre dhe neni do të përfshihet në projektligj në lexim të dytë.

Ata kanë paralajmëruar edhe masa për punëtorët e tyre që e kanë bërë këtë lëshim.

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar këtë projektligj në mbledhjen e së martës të kabinetit qeveritar.